Bilanc i frikshëm viktimash, vetëm sot humbën jetën 20 shtetas nga COVID-19
Tre ditë më parë u shfaq me të dashurin e ri, Megan Fox i jep divorcin bashkëshortit (FOTO LAJM)

Megan Fox është ndarë zyrtarisht nga bashkëshorti i saj Brian Austin Green.

Vetëm tre ditë pasi u shfaq për herë të parë në publik, në tapetin e kuq të “AMA’s”, me të dashurin e ri Machine Gun Kelly, sot bëhet e ditur se Megan ka firmosur divorcin nga Brian.

Bëhet e ditur se Megan dhe Brian e kanë firmosur divorcin në të njëjtën ditë çfarë tregon se çifti janë ndarë me marrëveshje.

Megjithatë Megan dhe Brian kanë patur disa debate së fundmi. Megan e akuzoi ish-bashkëshortin se po e bënte të dukej një nënë e keqe, kur ai postoi një foto të tij me djalin.

Burime pranë aktores treguan për revistën “E!” se ajo është lodhur nga lojërat e Brianit dhe mendon se ai po përdor fëmijët për ta nxjerrë atë keq.

Ndërkohë Megan duket se po shijon lidhjen me Machine Gun Kelly e pranë reperit duket më e qetë.

Shtuar më 28/11/2020, ora 10:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori