Tre ditë më parë u shfaq me të dashurin e ri, Megan Fox i jep divorcin bashkëshortit (FOTO LAJM)
Megan Fox është ndarë zyrtarisht nga bashkëshorti i saj
Brian Austin Green.
Vetëm tre ditë pasi u shfaq për herë të parë në publik, në tapetin e kuq të “AMA’s”, me të dashurin e ri Machine Gun
Kelly, sot bëhet e ditur se
Megan ka firmosur
divorcin nga
Brian.
Bëhet e ditur se
Megan dhe
Brian e kanë firmosur
divorcin në të njëjtën ditë çfarë tregon se çifti janë ndarë me marrëveshje.
Megjithatë
Megan dhe
Brian kanë patur disa debate së fundmi.
Megan e akuzoi ish-bashkëshortin se po e bënte të dukej një nënë e keqe, kur ai postoi një foto të tij me djalin.
Burime pranë aktores treguan për revistën “E!” se ajo është lodhur nga lojërat e Brianit dhe mendon se ai po përdor fëmijët për ta nxjerrë atë keq.
Ndërkohë
Megan duket se po shijon lidhjen me Machine Gun
Kelly e pranë reperit duket më e qetë.
Shtuar më 28/11/2020,
ora 10:15