TRE "BOMBAT" E METËS/ Çfarë ndodh sot pas dreke?
Presidenti Ilir Meta pritet të dalë me një vendim të rendësishëm gjatë pasdites së sotme, të cilat do të trondisin edhe njëherë jetën politike të vendit.

Jo më kot, Meta njoftoi sot takime me krerët e partive politike në vend pavarësisht se Rama refuzoi të shkonte në Presidencë.

Mësohet në në tavolinën e Presidentit janë tre opsione, të cilat mund të shpallen veçmas ose të gjitha sëbashku.

Opsioni i parë është ai i shpalljes së një datë të re zgjedhjesh lokale, e cila tashmë është konfirmuar.

Por, krahas kësaj, Meta është duke shqyrtuar edhe opsionin e shpërndarjes së Parlamentit si jokushtetues për shkak se nuk përmbush kushtin fillestar të të qënit me 140 deputetë.

Nëse do të shpërndajë Kuvendin, Meta duhet të përcaktojë një datë zgjedhjesh të përgjithshme detyrimisht.

Mbetet për t'u parë nëse Presidenti do të shpallë zgjedhje të përgjithshme dhe lokale në të njëjtën datë duke shkaktuar një tërmet politik në vend apo do të mjaftohet vetëm me përcaktimin e një date të re zgjedhjesh lokale duke mos e prekur Parlamentin.

OPSIONET

1-Dekret për përcaktimin e një datë të re zgjedhjesh lokale;
2-Shpërndarje e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme;
3-Zgjedhje lokale dhe të përgjithshme njëkohësisht. /albeu.com/

Shtuar më 27/06/2019, ora 13:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori