Trazoi burgun 313 se nuk i dhanë leje për varrimin e vëllait, shpjegohen "Burgjet"
Ditën e sotme ka patur një situatë të tensionuar në burgun e sigurisë të lartë në Tiranë, 313. Disa të burgosur kanë shkaktuar rrëmujë brenda qelive për shkak se janë acaruar me këtë burg pasi nuk i dha leje Aleksandër Muratajt, për të marrë pjesë në varrimin e të vëllait Admir Muratajt, të vrarë tre ditë më parë pas grabitjes në Rinas.

Së fundmi ka ardhur edhe një shpjegim nga "Burgjet" ku shpjegohet arsyeja se pse nuk u dha leje për Aleksandër Muratajn.

Sipas autoriteteve të burgjeve mos lejimi i Aleksandër Muratajn është shoqëruar me arsyetimin se fshati Cermë i Tropojës, aty ku në mesditë iu dha lamtumira e fundit 47 vjeçarit Murataj, është shumë larg dhe se subjekti që kërkonte leje ka rrezikshmëri të lartë dhe se rrezik mund të ketë dhe jeta e personelit policor që mund ta shoqëronte për në Tropojë. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2019, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori