Trashëgimtarja e familjes Hoxha flet pa doreza: Periudha më e keqe e jetës sime
Blogerja e njohur
Lori Hoxha është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar një ndër periudhat më të
këqija të jetës së saj.
Ajo ka postuar në InstaStory një foto të dy viteve më parë, teksa shfaqet në një varkë në mes të detit.
Lori tregon se në atë
moment ka vuajtur nga
ankthi dhe nuk ka pasur afër asnjë spital. Ajo thekson se jo gjithmonë fotot tregojnë atë çfarë përjeton dikush në të vërtetë.
“Kjo është fotoja ime e preferuar. Kjo është një prej periudhave më të
këqija të ankthit në jetën time dhe të qenurit në varkë pa një spital afër më frikësoi shumë. Nëse vuan nga
ankthi e di për çfarë po flas. Nuk po shijoja asgjë që po bëja. Në këtë foto nuk isha aspak në
moment dhe kjo tregon se jo gjithmonë jemi ajo që dukemi apo postojmë. Mund të dukem sikur po jetoj jetën më të mirë, por gjithçka që po kërkoja ishte pak qetësi”, shkruan
Lori në postim.
Kujtojmë që blogerja ka folur edhe më herët për problemet me ankthin, duke i dhënë një shembull të gjitha vajzave të mos shqetësohen pasi është diçka kalimtare.
Shtuar më 05/07/2020,
ora 13:32