Transportuan 26 shtetas të huaj: Arrestohen 6 persona, u sekuestrohen edhe mjetet
Policia ka finalizuar operacionin policor i koduar "Qafë Plloça", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit

Transportonin 26 shtetashuaj, arrestohen në flagrancë 6 shtetas, katër prej të cilëve, gjatë ndjekjes, nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar dhe kryen manovra të rrezikshme në rrugë

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Policia Kufitare dhe Komisariati i Policisë Pogradec, pas një hetimi të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar "Qafë Plloça", si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

N. B., 40 vjeç dhe R. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u kapën pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Libonikut” në Maliq, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin fugon tip “Volksëagen” e automjetin tip “Golf” 18 shtetashuaj, emigrantë të paligjshëm

Po gjatë operacionit u kapën dhe u arrestuan edhe P. M., 27 vjeç e E. P., 23 vjeç, banues në Durrës, M. C., 35 vjeç, banues në Pukë dhe M. Sh., 25 vjeçe, banuese në Linzë, Tiranë, të cilët po transportonin me dy mjete tip “Volkswagen Golf” dhe një mjet tip “Benz” në drejtim të Tiranës, 8 shtetashuaj, emigrantë të paligjshëm

Shërbimet e Policisë iu kanë bërë me shenjë drejtuesve të mjeteve të ndalojnë, por ata nuk i janë bindur urdhrit të tyre dhe kanë vijuar duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tyre dhe në hyrje të qytetit të Pogradecit janë ndaluar. Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se shtetasja M. Sh. drejtonte njërin prej mjeteve tip “Volkswagen” pa leje drejtimi

Nga hetimet e kryera, rezulton se shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, duke iu premtuar atyre kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 300-350 euro secilit

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 mjete dhe 6 aparate celulare

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme
Shtuar më 03/03/2020, ora 14:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori