Transportoi 2 shqiptarë në Angli, kapet 24-vjeçarja nga Letonia
24 vjeçarja Linda Jankovska është kapur nga policia britanike është dënuar me 28 muaj burg, pasi po transportonte në mënyrë të paligjshme në Angli.

24 vjeçarja është nga Letonia, por që jeton në Irlandë është një punëtore dyqani dhe shpërndarëse picash, ndërsa u kap me dy shqiptarët në Portin Anglesey këtë të martë.

Para gjykatës ajo pranoi se kishte shkelur ligjin për imigracionin në datën 10 shtator.

Kur u ndal në Holyhead, Jankovska tha që ajo do të shihte një mik në Chester dhe më pas të udhëtonte drejt Colchester. Ajo u tha zyrtarëve të kufirit se pasagjeri i sediljes së parë ishte i dashuri i saj.

Avokati i 24-vjeçares, Simon Mills tha se shqiptarët kishin kërkuar azil në Irlandë dhe ishin kthyer atje.

"Synimi i tyre i vërtetë kishte qenë të hynin në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme dhe të qëndronin këtu si një emigrantë ekonomik," deklaroi Mills.

Jankovska u përball me dëbimin në Letoni.

Avokati shtoi: "Ajo ka humbur gjithçka. Ajo ka humbur punën e saj, ajo ka humbur shtëpinë e saj."


Shtuar më 16/10/2019, ora 08:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori