Trajtohen 114 pacientë, dalin pamjet nga spitali COVID 2 (VIDEO)
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku ka postuar pamje nga ambientet e spitalit COVID 2, “Shefqet Ndroqi” ku trajtohen 114 pacientë.

“Mos rreziko jetën tënde dhe të njerëzve më të dashur! Të gjithë bashkë, t’i japim një dorë mjekëve dhe infermierëve 🤜#COVID19”, shkruan Manastirliu.

Nga pamjet shikohen momente bashkëbisedimi mes mjekëve dhe pacientëve. Mjekët vijojnë që të japin këshillat e tyre për ruajtjen e qetësisë.

“Jam shumë më mirë se ditën e parë dhe falënderoj mjekët për mbështetjen”.

“Do më shërojnë dhe do më çojnë tek familja. Faleminderit jamë shumë e kënaqur nga ju”, ka thënë një nga pacientet e shtruara.

“Mos mendoni se kjo sëmundje është e lehte është shumë e vështirë të gjithë këto trupa që kanë ardhë këtu kanë qenë shumë të shëndoshë, por në një moment janë ndjerë në vështirësi për jetën e tyre”, shprehet një nga mjeket në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Shtuar më 14/08/2020, ora 10:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori