Askush nuk e besonte që do të rikthehej në këto nivele, Man.United me ofertë zyrtare për Eriksen

Manchester United ka në listën e dëshirave të merkatos së kësaj vere edhe mesfushorin danez, Christian Eriksen.

Danezi pati një sezon të shkëlqyer me skuadrën e Brentford pasi u rikthye nga problemet që pati me zemrën.

Mesfushori ia doli të gjente sërish ritmin e mëparshëm dhe është kthyer në radarët e top klubeve.

David Ornstein thotë se “Djajtë e Kuq” kanë bërë një ofertë zyrtare për Erksen, ndërsa tekniku i ri Ten Hag e ka me priorite “rinovimin” e mesfushës./albeu.com