Fonseka i bllokuar në Kiev: Ju lutemi mos na hidhni bombë (VIDEO)

Paulo Fonseca jeton në Kiev me gruan e tij, Katerina Ostrusko, dhe si miliona qytetarë të tjerë, ata janë të bllokuar dhe nuk mund të largohen.

Trajneri portugez, i cili ndër të tjera ka drejtuar Shakhtar Donetsk dhe Romë, shprehet se lutet që të mos hidhet bombë në vendin ku ata jetojnë, duke thënë se sot është dita më e keqe e jetës së tij.

“U zgjova në pesë të mëngjesit pas pesë shpërthimeve të njëpasnjëshme. Unë kisha rezervuar një fluturim për sot, por për momentin nuk ka gjasa të largohem nga këtu, sepse aeroportet janë shkatërruar dhe aeroplanët nuk mund të fluturojnë. E vetmja gjë që mund të bëjmë është të kërkojmë që të mos na bjerë bombë. Sinqerisht, nuk di si të dal nga kjo situatë. Është dita më e keqe e jetës sime. Tani na mbetet vetëm të presim dhe të jemi me fat. Jemi me fat që e lëmë Ukrainën dhe e lëmë pas luftën” , tha ndër të tjera ai. /albeu.com/


Shtuar 24.02.2022 18:26