Kovaçevski në takimin me Varhelyi: Vendi ynë i ka përmbushur detyrimet e tij

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, u takua me Komisionarin Evropian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Oliver Varhelyi.

Në takim u bisedua për çështjet aktuale lidhur me sfidat e luftës në Ukrainë dhe perspektivat evropiane të rajonit.

Bashkërisht u konstatua se integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut dhe rajonit është nevojë e vendeve në kuadër rajonal, por edhe e vetë Bashkimit Evropian.

Gjithashtu ekziston pajtueshmëri se tani është momenti për zhbllokimin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që në të kundërtën mund të mbetet një çështje e hapur për një kohë të gjatë, ndërsa kjo nuk është në favor të asnjërës palë.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se mbetet i përkushtuar ekskluzivisht në parimet e respektimit të vlerave evropiane dhe bisedimeve të bazuara në respekt dhe dinjitet, për të cilat janë pajtuar me Kryeministrin Petkov gjatë vendosjes së dialogut dhe pret marrëdhënie mbi këtë bazë.

“Vendi ynë përmbushi detyrimet e tij dhe vazhdon të veprojë plotësisht në përputhje me politikat e Bashkimit Evropian, me të cilën edhe një herë tregoi se është një partner i denjë i vendeve evropiane dhe e meriton mbajtjen përfundimtare të konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në”, tha Kryeministri Kovaçevski./alsat