Mbajti peng më shumë se një javë nënën e dy fëmijëve në Durrës, gjykata merr vendim për lushnjarin

Marjus Musaku është lënë në burg nga Gjykata e Durrësit, pasi akuzohet për veprat penale për “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

32-vjeçari Marjus Musaku, u arrestua pasi prej 9 ditësh mbante peng nën kërcënimin e armëve të ftohta,  shtetasen Ersida Dyrmishin.