Tragjedia: Gruaja mbuluar me gjak, Dauti nuk pranoi t'i përgjigjej policisë dhe u hodh nga ballkoni
Të reja të tjera janë mësuar lidhur me tragjedinë që goditi familjen
Gjokola në Librazhd mbrëmjën e kaluar, teksa grupi i hetimit ëhstë duke punuar për të mësuar se cili qe shkaku që
Daut Gjokola goditi me thikë gruan e tij Lule dhe pastaj vrau edhe veten.
Mësohet se çifti
Daut dhe Luljeta
Gjokola janë parë nga
fqinjët të ngjiten të qetë në ashensorin e pallatit ku kishin apartamentin, ndërkohë që
djali i tyre, Eduard
Gjokola, 26 vjeç ka shkuar në banesë pak pas orës 22:00.
Burime nga grupi hetimor thanë për “B˔ se
djali rezulton të ketë mbërritur në banesë si zakonisht dhe nuk ka kuptuar se me prindërve kishte ndonjë tension. Ata kanë qenë në dhomën e tyre të gjumit kur ai nga kuzhina ku ndodhej duke parë televizor ka dëgjuar ulërimat e nënës së tij.
I alarmuar ka hyrë në dhomën e prindërve dhe aty ka gjetur nënën e mbuluar me gjak dhe që të dy ulërinin për ndihmë. Zhurmat e mëdha kanë alarmuar
fqinjët, të cilët kanë ndërhyrë për ndihmë dhe kanë njoftuar policinë.
Fqinjët janë përballur me krimin monstruoz, ndërsa menduan se gruaja kishte pësuar ndonjë aksident dhe e kanë transportuar në urgjencë. Ndërkohë që
djali i çiftit në një gjendje të rënduar psikologjike i binte murit me kokë.
Aktualisht gjendja e 26-vjeçarit është e rënduar psikologjikisht dhe ka qenë e pamundur marrja e tij në pyetje.
Vetëm pak minuta më vonë në banesën ku ndodhi ngjarja ka mbërritur policia, e cila ka gjetur në dhomën e gjumit djalin me babain, ndërkohë që ky i fundit sapo ka dëgjuar emrin e tij, nuk është përgjigjur.
Në një gjendje shoku,
Daut Gjokola ka bërë disa hapa pas dhe ka hapur derën e ballkonit dhe është hedhur nga kati i 4. 53-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Shtuar më 07/09/2019,
ora 11:51