Tragjedia në ajër me 176 viktima, kush ishte brenda avionit të rrëzuar në Iran (FOTO LAJM)

Duket se Irani po kalon një periudhë të cështirë dhe me humbje.

Ditën e sotme, pas pak sulmit ndaj SHBA-së, një avion me 176 udhëtarë në bord është rrëzuar duke shënuar një bilanc tragjik të viktimave, asnjë nuk mbijetoi.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka deklaruar se 82 shtetas iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas (dy pasagjerë dhe nëntë persona pjesë e ekuipazhit), 10 shtetas suedezë, katër nga Afganistani, tre nga Gjermania dhe tre nga Mbretëria e Bashkuar.

Informacionet i ka konfirmuar gjithashtu edhe Këshilli Kombëtar i Sigurisë së Ukrainës, raporton “The Guardian”, duke thënë se 11 shtetas ukrainas vdiqën nga rrëzimi i një aeroplani ukrainas në Iran, përfshirë nëntë anëtarë të ekuipazhit.

Në një deklaratë urgjente, raporton Reuters, “Ukrainian International Airlines” tha se po pezullonte fluturimet për në Teheran të planifikuara per nje afat te pacaktuar dhe se avioni i rrëzuar kishte ditën e kontrollit të planifikuar të hënën.

Linja ajrore tha se po bënte gjithçka të mundshme për të zbuluar shkaqet e përplasjes dhe se po jepte të gjithë ndihmën e mundshme për të afërmit e viktimave.

Shtuar më 08/01/2020, ora 11:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori