Tragjedia me kamionin, familjet në Vietnam në ankth për të zbuluar viktimat
Familjet në Vietnam janë duke pritur të zbulojnë nëse të afërmit e tyre ishin midis 39 personave të gjetur të vdekur brenda një kamioni në Angli.

Hetimi policor vazhdon, pas zbulimit të rimorkios në Grays, Essex, të mërkurën e kaluar.

Maurice Robinson, 25 vjeç, është akuzuar për vrasjen e 31 burrave dhe tetë grave. Ai gjithashtu është akuzuar për vepra të trafikimit të njerëzve, imigracionit dhe pastrimit të parave, tha Policia e Essex-it.

Policia njoftoi se Maurice Robinson do të paraqitet para Gjykatës së Chelmsford të hënën.

Vietnam, të afërmit e 19 vjeçares Bui Thi Nhung, shprehën frikën se ajo mund të jetë në mesin e të vdekurve.

19 vjeçarja mendohet të jetë më e reja nga ata që humbën jetën.

Që kur trupat u zbuluan të Mërkurën, disa familje në Vietnam janë shqetësuar për të afërmit e zhdukur.

Midis tyre janë Pham Thi Tra My, 26 vjeç, i cila dërgoi mesazh për herë të fundit në familjen e saj të martën vonë, dhe dy burra Nguyen Dinh Luong, 20 vjeç dhe Nguyen Dinh Tu.

Një përfaqësues i VietHome – një faqe interneti për Vietnamezët në Mbretërinë e Bashkuar – tha se kishte kaluar në fotografitë e pothuajse 20 personave që janë raportuar të zhdukur nga detektivët.



Policia tha që po hetonin një “komplot më të gjerë” pas raportimeve se kamioni mund të ketë qenë pjesë e një mauneje me 3 rimorkio që transportonin rreth 100 persona.

Katër persona të tjerë janë mbajtur nga oficerët.

Tre prej tyre, një burrë dhe një grua, të dy të moshës 38 vjeç, nga Ëarrington, Cheshire dhe një burrë 48-vjeçar nga Irlanda Veriore mbeten në arrest policor.

Të tre u arrestuan nën dyshimin e vrasjes dhe komplotit ndaj trafikut të njerëzve.

Një burrë në të 20-tat, i arrestuar nga policia irlandeze në Dublin, u tha se ishte “me interes” për hetimin e Policisë Essex.

Viktimat për të cilët fillimisht policia tha se ishin shtetas kinezë, ishin brenda një rimorkio kamioni që shkonte në Mbretërinë e Bashkuar përmes portit belg të Zeebrugge.

Oficerët thanë se po kryheshin ekzaminimet pas vdekjes.

Viktimat kishin mbajtur shumë pak dokumente identifikimi, duke i lënë oficerët të mbështeteshin në gjurmët e gishtërinjve, ADN dhe tiparet dalluese siç janë tatuazhet ose plagët, tha policia.

Ndërkohë, shqetësimet janë ngritur për aftësinë e Mbretërisë së Bashkuar për të punuar me zyrtarë evropianë për të luftuar trafikimin e njerëzve pas Brexit.

Por Zyra e Brendshme tha që Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë me agjencitë e zbatimit të ligjit të BE-së me ose pa një marrëveshje Brexit. /abcnews.al
Shtuar më 27/10/2019, ora 11:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori