Tragjedia me 3 të vdekur në Shkodër, mjekët japin detajet për të plagosurit
Pëlqej
Një aksident ka përfunduar në tragjedi në Vlorë. Dy makina janë përplasur duke shkaktuar deri tani 3 viktima, babain dhe dy fëmijët.

Ndërkohë mjekët kanë rrëfyer gjendjen aktuale të të plagosurve të tjerë.

“Familja Preka është nga Velipoja. Në 18:50 erdhi i ati i vdekur, Edmond Preka, në 19:10 erdhi djali i vdekur 9 muajsh, Rajani. Me dëmtime të rënda që nuk mundi me rezistuar ishte vajza Ajseli dhe sapo erdhi ndërroi jetë. Në gjendje të rëndë është vajza tjetër Noemi dhe nëna Evisi.

Të plagosur janë edhe Sokol Mëhilli dhe Andrea Gjergji në gjendje relativisht mirë. Kjo është një nga tragjeditë më të rënda që ka kaluar Urgjenca e Shkodrës. Tani janë sistemuar në reanimacion. Gjendja e tyre nuk lejon transportimin në Tiranë, më pas duke parë do veprojmë” thanë mjekët Astrit Lahja dhe Dhurata Ruçi. /albeu.com/

Shtuar më 18/02/2018, ora 21:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori