27 janari i këtij viti shënon 76-vjetorin e tragjedisë së
Holokaustit. Në vitin 2002, Kombet e Bashkuara e shpallën këtë datë, si Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës së
Holokaustit, në nder të miliona viktimave të gjenocidit të Gjermanisë
Naziste, krime që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Rreth gjashtë milionë
njerëz u vranë, në përpjekjen sistematike
naziste për shfarosjen e hebrenjve.
Hebrenj nga e gjithë Gjermania dhe vendet europiane të pushtuara prej saj, u grumbulluan në kampe përqendrimi, ku u helmuan me gaz, u qëlluan, u lanë të vdisnin urie.
Në kampin Aushvic humbën jetën më shumë se një milion
njerëz, të vrarë në
dhomën e gazit, të rraskapitur nga kushtet e pamundura të punës, ekzekutimet e shumta, rrahjet dhe torturat nga agjentët.
Viktimat ishin kryesisht
hebrenj, rusë, polakë dhe rom. Kampet e vdekjes apo siç kujtohen sot, vendet e terrorit u çliruan më 27 janar 1945, në të cilat u gjetën ende gjallë 7 mijë të burgosur.
Shtuar më 27/01/2021,
ora 11:43