Tragjedia e Adriatikut, nisin kërkimet me helikopter
Pak orë pas tragjedisë së ndodhur 20 milje larg brigjeve shqiptare të Durrësit ka nisur në Adriatik operacioni i kërkimit të të zhdukurve me helikopterë nga ajri.
Në këto momente po vijon operacioni i gjetjes së të zhdukurve me helikopterë nga ajri për shkak se deti është me dallgë që e bëjnë të pamundur zbulimin e trupave, të cilët mendohet se janë shtyrë më larg zonës së tragjedisë.

Dy helikopterë që po kërkojnë mbi Adriatik për marinarët e zhdukur, ndërkohë që në ujërat e Adriatikut e mbështetin operacionit e kërkimit katër motovedeta dhe anija ushtarake "Iliria".

Ora 1:00 pas mësnatës së mërkurrës ka qenë fatale për anijen tregtare turk “Reina 1” e cila është përplasur nga trageti “Ankara” i linjës Durrës-Bari.
Përplasja u mori jetën tre personave ndërkohë qt pesë të tjerë rezultojnë të zdukur në ujrat e Adriatikut dhe nuk dihen nëse kanë mbetur gjalë apo jo, ndërkohë që dy pjesëtarë të ekuipazhit të anijes turke mbijetuan.

Anija së vogël turke "Reina" u fundos tërësisht pas përplasjes së fortë në det të hapur.

Deri më tani i kanë mbijetuar tragjedisë dy marinarët e turq 51-vjeçari Ahmed Seçik dhe 38-vjeçari Ahmed Bau, të cilët ndodhen në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.

Edhe pse nuk dihen ende shkaqet e tragjedisë, dy të mbijetuarit duke rrëfyer mbi momentin tragjik të fundosjes së anijes turke thonë se ishte trageti "Ankara" që u përplas me anijen e vogël turke.

Sipas tyre gjithçka ndodhi në vetëm dy minuta, kur dy të mbijetuarit arritën t'i shpëtonin mbytjes, ndërsa për të tjerët fati ishte tragjik.

Anija tregtare turke "Reina 1" ishte nisur nga Rusia përdrejt Malit të Zi kur në orën 1.00 të mesnatës u përplas me tragetin "Ankara" të linjës Durrës – Bari, e cila kishte në bord 196 pasagjerë.

Përplasja rezultoi fatale vetëm për anijen e vogël turke, ndërsa trageti me pasagjerë nuk ka pësuar dëme. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2011, ora 10:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori