Tragjedi për familjen shqiptare në Greqi, vdes 12-vjeçari
Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Rodos të Greqisë ku një 12-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë.

I mituri është gjetur i pa jetë në zonën e Zephyros të Rodosit dhe pavarësisht përpjekjeve për ta risjell në jetë Spitali i Përgjithshëm i qytetit nuk ka mundur të bëjë asgjë.

Ndërkohë vendi i ngjarjes është rrethuar nga policia dhe po kryhen hetimiet për të zbardhur të plotë ngjarjen tronditëse.

Pritet autopsia e trupit të viktimës e cila do të përcaktojë shkaqet e vdekjes se 12-vjeçarit shqiptar./albeu.com/
Shtuar më 11/02/2019, ora 08:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori