Tragjedi në Maqedoni / Treni merr përpara një grup emigrantësh, 14 të vdekur
Një tren i linjës Veles-Shkup ka aksidentuar 14 emigrantë, të cilët po ecnin përgjatë hekurudhës. Sipas asaj që raporton MIA, numri i viktimave është 14 dhe aksidenti ka ndodhur midis stacioneve "Pçinja" dhe "Rajko Zhinzifov".

Në momentin që ka mbërritur trenishinat e tij ishin duke pushuar rreth 50 emigrantë nga Siria dhe vende të tjera arabe, por për shkak të hapësirës së pamjaftueshme rreth binarëve nuk kanë mundur të shpëtojnë të gjithë, përcjell Portali Albeu.

Priten në vazhdim informacione edhe për gjendjen e emigrantëve të tjerë. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2015, ora 09:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori