Aksident në Bilisht, makina përplas 7-vjeçaren

Një 7-vjeçare ka mbetur e plagosur pasi është përplasur nga një makinë në qytetin e Bilishtit.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:05.

“Makina tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F. B., ka përplasur një shtetase të mitur rreth 7 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u dërgua në spitalin e Korçës për kujdes mjekësor”, njofton policia.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Albeu.com.


Shtuar 3.08.2023 12:14