Tragjedi në Itali: Babai harroi ta linte në kopësht, fëmija vdes nga i nxehti brenda në makinë
Një djalë dy vjeçar vdiq këtë mëngjesCatania, në Itali, pasi kishte mbi 5 orë në makinën e babait të tij, i cili kishte harruar ta linte në kopësht.

Burri, 43 vjeç, është një punonjës administrativ i Universitetit të Catania.

Ajo që zbuloi ngjarjen ishte gruaja e tij e cila shkoi në kopshtin e fëmijëve për të marrë djalin e tij, por aty i thanë se fëmija nuk kishte ardhur.

Babai i fëmijës nxitoi të nxirrte fëmijën nga makina por e gjeti të pajetë.

Hetime policore janë duke u zhvilluar për tragjedinë.

Vdekja e fëmijës u shkaktua nga nxehtësia mbytëse brenda makinës, e parkuar në rrugë duke qëndruar për më shumë se pesë orë në diell.

Këtë mëngjes temperatura në Catania arriti në 35 gradë.

Babai i fëmijës është nën hetim nga Prokurori Publik i Catania-s.
Shtuar më 20/09/2019, ora 15:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori