Po kalonte Kanalin Anglez, përmbyset varka me 45 emigrantë, 2 të rinj përfundojnë në spital

Policia franceze pengoi disa përpjekje për të kaluar mbrëmë Kanalin Anglez në Oye-plage, Merlimont dhe Sangatte ku një varkë u përmbys me 45 emigrantë në bord. Gjatë operacionit të shpëtimit një polic u plagos në fytyrë. Prej mëngjesit të sotëm një operacion policor është zhvilluar edhe në kampin e emigrantëve në Loon-plage.

Disa përpjekje të pasuksesshme për të kaluar Kanalin mbrëmë nga Merlimont, Oye-plage dhe Sangatte. Të paktën një varkë u përmbys pranë Sangatte, 45 emigrantët që ishin në bord ishin në gjendje të ktheheshin në plazh, burra nga Sudani, Afganistani, Siria dhe Irani. Dy prej tyre, 18 dhe 22 vjeç, të cilët ndodheshin në gjendje hipotermie, u dërguan në spital nga zjarrfikësit.

Një oficer policie është plagosur në fytyrë mëngjesin e sotëm nga emigrantët në mes të një operacioni shpëtimi në Sangatte.

Që nga mëngjesi i sotëm, një operacion i gjerë policor ka nisur në kampin Loon-plage ku janë grumbulluar qindra emigrantë.