Tragjedi familjare, Sinani u vra, gruaja dhe fëmija 3-vjeçe jane akoma në Siri
Pëlqej
Të afërmit e Sinan Mujës, gjilanasit të vrarë në Irak, kanë përjetuar një dramë të vërtetë të familjes së Sinanit.

Ndërsa Sinani është vrarë në kampet e luftës së Sirisë, gruaja dhe fëmija vetem 3-vjece">3-vjece janë akoma në shtetin sirian, shkruan Kosova Sot.

Sinan Muja i kishte genjyer te afermit se do të ikte të punonte në Mal të Zi, por se e kishin mësuar më vonë se në të vërtetë kishte ikur bashkë me bashkëshorten dhe me fëmijën për në Siri.

Ai kishte marrë me vete edhe vajzën e vogël vetëm 3-vjeçe.

Madje, gruaja e Sinanit ia ka parë edhe kufomën burrit të saj.

Të afërmit kanë thënë për mediat që rasti që u ndodhi atyre nuk duan ti ndodhë askujt dhe kanë apeluar që të gjithë që të mos shkojnë në Siri apo në Irak. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori