Kush janë tre vrasësit e “listës së zezë” që kërkohen nga policia? (FOTO LAJM)

Policia ka publikuar emrat e tre personave të tjerë që janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Aleks Totraku, alias Abdyl Lala në datën 1 janar të vitit 2013, në fshatin Mazrek të Komunës Kashar, në bashkëpunim me vëllanë e tij Antonio Lala alias Mirjan Lala ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. D. Ky person është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Për të njëjtën vepër penale është shpallur në kërkim Antonio Lala i njohur edhe me emrin Mirjan Lala për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ndërsa Nexhip Rexho është shpallur në kërkim dhe dënbuar me 25 vjet burg për krimin e 27 gushtit të vitit 2000, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Vlorë. Nexhip Rexho ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin L. M. dhe ka plagosur gruan e këtij të fundit, shtetasen T. M. Nexhip Rexho është dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.


Shtuar 23.02.2020 12:26