Trafikonin lëndë narkotike në Elbasan, arrestohen 4 persona
Policia e Elbasanit ka mbyllur me sukses një tetër operacion të koduar "Palestra", kundrejt shpërndarjes së narkotikëve.

Policia ka arrestuar katër të rinj R. R., 26 vjeç, B. A., 26 vjeç, D. P., 25 vjeç dhe V. T., 51 vjeç, të gjithë banues në Elbasan dhe a shpallur në kërkim 3 të tjerë.
Gjatë kontrollit u sekuestrua 11 kg lëndë kanabis, dy automjete dhe 3 celularë.

Të arrestuarit akuzohen për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, e kryer në bashkëpunim"

Njoftimi i policisë

Elbasan

Tjetër goditje në fushën e narkotikëve, falë besimit, bashkëpunimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit.

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë i koduar "PALESTRA"

Goditet një grup që ushtronte veprimtarinë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëvebashkëpunim me Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Sekuestrohet lëndë narkotike, automjete dhe celularë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në vijimin të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar mbi informacionet e mara në rrugë operative, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar "Palestra", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

R. R., 26 vjeç, B. A., 26 vjeç, D. P., 25 vjeç dhe V. T., 51 vjeç, të gjithë banues në Elbasan. Gjithashtu u shpallën në kërkim policor tre shtetas të tjerë, për të cilët, për arsye hetimi, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Gjatë operacionit , në lagjen "Emin Matraxhiu" Elbasan, në automjetin që drejtohej nga shtetasi V. T., u gjet një sasi prej rreth 11 kg Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me dy automjete dhe tre aparate celulare.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, sasinë e lëndës narkotike, do ta shpërndanin në qytetin Elbasan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, e kryer në bashkëpunim. @ Elbasani, Elbasan, Albania

Shtuar më 12/06/2019, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori