Trafikonin drogë, arrestohet çifti shqiptar në Itali
Një çift shqiptarësh u arrestua në Itali, nën akuzën e trafikut të drogës.

Burri dhe gruaja u përgjuan në stacionin hekurudhor Monfacone nga policia e Isontines.

Gjatë kontrollit, burrit iu gjet kokainë, si dhe iu sekuestrua marijuanë dhe mjete të tjera për paketimlëndëve narkotike, shkruajnë mediat italiane.

Gjykata ka vendosur “masë sigurie me burg” për të edhe për gruan e tij 23 vjeçe.

Kjo e fundit ndodhet në burgun Coroneo në Trieste.
Shtuar më 14/08/2019, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori