Trafikonin armë dhe municione, arretohen 2 persona në Fier
Policia ka vënë në pranga dy shtetas të cilët trafikonin armë dhe municione.

A.F., 30 vjeç dhe R.H., 23 vjeç, banues në Fier janë arrestuar në flagrancë gjatë një kontrolli nga policia Kufitare e Durrësit.

Janë sekuestruar një karikatorë automatiku e mbushur me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm si dhe një pako me 20 fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm.

Njoftimi i policisë

Port - Durrës

Policia kufitare godet një rast të trafikimi të armëve dhe municioneve.

Sekustrohen fishekë luftarakë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, në zbatim të masave të shtuara për rritjen e sigurisë në pikat kufitare dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një rast të trafikimit të armëve dhe municioneve drejt shtetit fqinj.

U arrestuan në flagrancë shtetasit :

• A.F., 30 vjeç, banues në Fier;
• R.H., 23 vjeç, banues në Fier;

Më datën 10.08.2019, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë nga Policia Kufitare Durrës, në mjetin autobuz tip Sptinter drejtuar nga shtetasi A.F., që udhëtonte drejt Italisë në linjën Durrës - Bari, në bagazhet e shtetasit R. H., i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• një karikatorë automatiku e mbushur me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm;
• një pako me 20 fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshëm për veprën penale"Trafikimi i armëve dhe i municionit "në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.

Shtuar më 11/08/2019, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori