Trafikoi 1.2 ton "të bardhë", kush është "koka" nga Mirdita që u arrestua në Itali
Alfred Arapi është 42- vjeçari nga Mirdita i cili u arrestuaitali për llogari të shtetit grek . Ditën e djeshme mediat italiane shkruanin se Arapi u arrestua pasi ka trafikuar me anije mallrash 1.2 ton kokainë në një periudhë prej shtatorit të 2018 deri në janar të 2020.

Ai po udhëtonte në një BMW të zezë me targa italiane bashkë me dy shtetas të tjerë në Pordenone, në rrugën ”Vallona”, dy ditë më parë rreth orës 20:00.

Po në Greqi është kapur një tjetër person, kësaj radhe grek si pjesë e të njëjtin grup të trafikut ndërkombëtar të drogës, pjesë e të cilit ishte dhe Alfred Arapi. Kohët e fundit në Greqi janë kapur disa ngarkesa kokaine, të disa grupeve të ndryshme dhe me kryesisht protagonistë shqiptarë por nuk dihet me kë grup ka lidhje Arapi.

Ndërkohë ai prej vitesh jetonte në Itali si emigrant ku punonte në një kompani të përpunimit të hekurit.


Shtuar më 20/02/2020, ora 11:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori