Trafikim dhe vrasje në tentativë, arrestohen dy tironsit
Policia e Pogradecit ka finalizuar me sukses operacioni policor "Përsëritësi".

Si rezultat, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• E. T., 42 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprat penaleProdhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”).

• F. L., 41 vjeç, banues në Linzë, Tiranë, (i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dheProdhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”).

Shtetasit e mësipërm, janë kapur nga shërbimet e Policisë, në rrugën nacionale Pogradec-Qafë Thanë, duke transportuar me mjetet tip “Benz” dhe “Peugeot”, 4 shtetas të huaj, të cilëve iu kishin premtuar kalimin dhe transportimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 150 euro secilit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim".


Shtuar më 14/01/2020, ora 15:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori