Policia Rrugore e Tiranës ka bërë një njoftim lidhur me situatën e qarkullimit pas situatës së krijuar në zonën e “Astirit”.
Policia njofton se ka bllokuar përkohësisht lëvizjen në të dy
krahët e
Unazës së Re, deri në
përfundim të aksionit të IKMT për shembjen e disa objekteve.
Njoftimi i policisw
Policia Rrugore e Tiranës ka bllokuar përkohësisht lëvizjen në të dy
krahët e
Unazës së Re, deri në
përfundim të aksionit të IKMT për shembjen e disa objekteve, që do t’i hapin rrugë projektit të ri.
Ky devijim bëhet për të shmangur rrezikun gjatë lëvizjes në këtë aks, ku po punohet me mjete të rënda.
Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e gjithë qytetarëve, për vështirësitë që mund të hasin gjatë këtij bllokimi të përkohshëm.
Shtuar më 12/11/2019,
ora 09:32