Torturoi dhe helmoi gruan e tij, lihet në burg 45 vjeçari
Pëlqej
Mesditën e sotme, Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg shtetasin Tomor Zeqo, i cili torturoi dhe më pas helmoi me fotoksinë gruan e tij, Mimoza Zeqo. Ky krim i rëndë ka ndodhur pasi ai dyshonte se gruaja e tij e tradhëtonte.

Në datën 5 gusht, në qytezën e Urës Vajgurore, 45 vjeçari torturoi bashkëshorten gjatë gjithë natës dhe më pas e detyroi të pinte fotoksinë, për shkaqe xhelozie.

Tomor Zeqo ka qëlluar me mjete të forta mbrëmjen e 4 gushtit gruan e tij Mimoza, 42 vjeçe, nënë e dy fëmijëve. Në momentet e fundit të jetës, ai e ka detyruar bashkëshorten e tij të pijë fotoksinë. Në momentin e krimit, kanë qenë të pranishëm vetëm çifti Zeqo, pasi dy fëmijet nuk ishin në shtëpi. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori