Topi uron shqiptarët për Kurban Bajramin
Presidenti i vendit Bamir Topi në një mesazh drejtuar Bashkësisë Myslimane Shqiptare dhe Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve ka uruar sot të gjithë besimtarët muslimanë me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

mesazhin e bërë nga Topi thuhet se festa e Bajramit ishte festa e madhe e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, vëllazërimit dhe paqes, i bekon të gjithë besimtarët shqiptarë me më shumë dashuri e respekt për njëri-tjetrin, me më shumë dëshirë e përkushtim për të shfaqur vlerat e mirësisë e të solidaritetit njerëzor, si dhe për të kryer vepra të dobishme në shërbim të vendit dhe të ardhmes së tij.

Për këtë ditë kreu i vendit ka shprehur dëshirën që kjo ditë të shërbejë si një mundësi reflektimi të thellë për të gjithë njerëzit, për të rishikuar e vlerësuar harmoninë dhe tolerancën fetare, si vlerën më të arrirë të shoqërisë shqiptare dhe për të mundësuar kapërcimin e të gjitha vështirësive e të sotmes dhe realizimin e të gjitha dëshirave dhe aspiratat e së nesërmes.

Ndërkohë që mesazhi i dërguar nga presidenti për këto dy komuniteti ka përfunduar me mesazhin “Zoti i bekoftë familjet tuaja me harmoni, paqe e dashuri dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët.”/albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori