Topi ripërsërit thirrjen për dialog mes palëve
Presidenti Bamir Topi
Presidenti i vendit Bamir Topi,vazhdon të bëjë thirrje për dialog midis palëve, këtë radhë nga qyteti i Sarandës ku është në një vizitë ai u shpreh se “dialogu e bashkëpunimi janë në funksion të një imazhi të politikës së re, asaj për qytetarin.”

Kjo ka qenë dhe deklarata e vetme politike gjatë ndalesës në komunën Xarë, ku ka përgëzuar banorët që pas jetës së vështirë në emigracion kanë ringjallur kulturën bujqësore në vendin e tyre.

Ditët e fundit janë rritur tensionet midis tij dhe drejtuesve të qeverisë, të cilët kanë ditë që akuzojnë Topin se po përgatitet të ngerjë një parti të re./albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 13:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori