Po dërgonte të sëmurin në spital, makina hyn me të kuqe përplas këmbësoren dhe dy makina (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur  vetëm pak minuta më parë në Tiranë.

Mësohet se një shtetas duke transportuar një shtetas të sëmurë për në spital, ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq, dhe ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. M., 23 vjeçe dhe dy mjete.

Burimet bëjnë me dije se është plagosur vajza këmbësore, 23-vjeçe e transportuar në spital.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 27.06.2021, rreth orës 14:45, tek 21-Dhjetori, mjeti me drejtues G. M., duke transportuar një shtetas të sëmurë për në spital, ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq, dhe ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. M., 23 vjeçe dhe dy mjete.

Si pasojë është dëmtuar këmbësorja shtetasja A. M., 23 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 27.06.2021 15:47