Duhet më pas së një vit që
Bamir Topi të mbyllë mandatin si kryetar shteti. Ndërkohë kanë nisur ethet presidenciale duke nxjerrë deri më tani në pah vetëm dy alternativa, shkruan e përditshmja Gazeta Shqiptare.
Krahët e të dyja kampeve
politike kanë dalë me propozime
konkrete, ndërkohë që ende nuk ka zyrtarizim të emrave konkretë duke mbetur kështu në deklarata individësh, por që pas tyre fshihen partitë
politike.
Aktualisht janë hedhur në treg kandidaturat e Jozefina Topallit, ajo e rikandidimit të
Bamir Topit, mbretit Leka ose një kandidaturë e re jashtë këtyre emrave.
Më favorite për momentin janë ajo e kreut
aktual të shtetit,
Bamir Topi dhe e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.
Aleatët e PS-së mbështesin rikandidimin e kreut
aktual të shtetit, ndërsa e djathta shprehet pro kryeparlamentares. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2011,
ora 09:20