Topalli: Kongresi i PS, “Kurban Kongres”
Kryeparlamentarja e Shqipërisë Jozefina Topalli nuk ka evituar komentin e saj mbi Kongresin e Partisë Socialiste që është zhvilluar dje. Pas vizitës së bërë në Komunitetin Mysliman me rastin e Kurban Bajramit ajo është përgjigjur për mediat se ky kongres ishte një “Kurban Kongres”.

E pyetur nga mediat pas vizitës që zhvilloi në selinë e komunitetit mysliman për festën e Kurban Bajramit, kryeparlamentarja Topalli i është përgjigjur “Kurban Kongres”, duke bërë kështu edhe një paralelizëm mes tij dhe librit më të fundit të publikuar nga lideri socialist Edi Rama, “Kurban”.

Jozefina Topalli pas vizitës së kryer në këtë komunitet ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin. Kjo është një festë e bukur ashtu si edhe dita e sotme dhe bazohet tek sakrifica dhe qëndrimi ndaj sakrificës na bën që ta shohim me optimizën të ardhmen” ka uruar Topalli besimtarët e këtij komuniteti. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2011, ora 13:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori