Toka e premtuar, arrestohet shoferi teksa transportonte tetë emigrantë të paligjshëm
Policia e qarkut Korçë ka arrestuar një person pasi po transportonte 8 emigrantë të
paligjshëm.
A. R., 40 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë u arrestua pasi kundrejt shpërblimit, u ka
premtuar kalimin e kufirit
emigrantëve drejt vendeve të BE-së.
Shtetasi i mësipërm u kap në lagjen nr. 3,
Pogradec, nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke transportuar me mjetin tip “
Mazda”, në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor
Pogradec, për veprën penale "Ndihma për kalim të
paligjshëm të kufijve".
Shtuar më 08/09/2020,
ora 09:07