Tmerroi një grua dhe i mori varsen nga qafa, arrestohet "skifteri"
Policia Rrugore ka bërë të mundur arrestimin e një shtëtasi 31-vjeç i cili i kishte rrëmbyer nga qafa varsen një gruaje.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Fushë-Krujës ndërsa vetë i arrestuari ishte me vendbanim në Kurbin.

Njofitmi:

Ndërhyrja e në kohë e Patrullës së Policisë Rrugore vë në pranga autorin, që i grabiti me forcë nga qafa varësen një shtetaseje

Rreth orës 13:00, te mbikalimi në Fushë Krujë, një shtetase duke pritur linjën e transportit publik, i është afruar një shtetas dhe i ka marrë me forcë nga qafa varësen dhe është larguar me vrap.

Patrulla e Policisë Rrugore të DVP Durrës që ishte me shërbim në afërsi të stacionit, ka ndërhyrë menjëherë duke u vënë në ndjekje të personit. Pas disa minutash bënë të mundur kapjen e tij.

Në përfundim të veprimeve Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A.Ç., 31 vjeç, banues në Kurbin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasit të ndaluar për veprën penale "Vjedhja me dhunë".
Shtuar më 22/04/2019, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori