Xi Jinping mesazh pesimist për Vitin e Ri: Sfida të vështira

Në Kinë, Presidenti Xi Jinping ka folur për “sfida të vështira” ndërsa vendi përballet me infeksionet në rritje nga Covid-19.

Gjatë fjalimit të Viti të Ri ai tha se strategjia e Pekinit për zero-Covid ishte hequr për shkak të asaj që ai e quajit një “situatë në zhvillim.”

Këto janë komentet e para nga lideri kinez për Covid që kur qeveria vendosi të lehtësojë shumicën e kontrolleve të saj në fillim të këtij muaji, shkruan BBC.

Një rritje e rasteve pasoi atë vendim, me Kinën që raporton tani 5,000 raste në ditë.


Shtuar 31.12.2022 20:49