Tmerr në avionin e Alitalia-s, 179 pasagjerë shpëtojnë për pak nga vdekja
179 pasagjerë të linjës Kalabri-Romë të kompanisë Alitalia kanë rrezikuar seriozisht jetën sot, kur avioni i tyre pësoi defekt aspo ishte ngjitur.

Mediat italiane bëjnë me dije se avioni me kod AZ1162 që u nis nga Lamezia Terme për në Romë pësoi defekt në ajër duke detyruar pilotët që të bënin një ulje emergjencë duke u kthyer në aeroportin nga ku ishin nisur, raporton Albeu.com.

Pas uljes, përreth avionit u mblodhen zjarrfikëset, ndërsa më pas u zbulua se bëhej fjalë për një defekt në motor, gjë e cila rrezikoi seriozisht jetët e pasagjerëve sipas autoriteteve lokale.

Për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk u demtua. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2018, ora 12:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori