Bombardimi i maternitetit në Mariupol, OKB: Objektet shëndetësore nuk duhet të jenë kurrë shënjestër

Kombet e Bashkuara dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë po bëjnë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj kujdesit shëndetësor, spitaleve, punonjësve të kujdesit shëndetësor, ambulancave.

“Asnjë nga këto nuk duhet të jetë kurrë, kurrë një objektiv,” tha zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric në konferencën e tij të përditshme për shtyp.

Dujarric tha se OKB-ja po ndiqte detajet e sulmit “tronditës” të raportuar në një spital për fëmijë dhe maternitet në qytetin port të Mariupol, ku të paktën 17 persona mbetën të lënduar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka verifikuar deri më tani të paktën 18 sulme të ndryshme në objektet shëndetësore që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

OBSH tha se këto sulme kanë shkaktuar të paktën 10 të vdekur dhe 16 të plagosur.

“Këto sulme privojnë komunitete të tëra nga kujdesi shëndetësor,” tha më herët shefi i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom./albeu.com


Shtuar 9.03.2022 21:04