Tjetërsimi i 68 mijë metrave tokë, nga 20 të arrestuar 15 mbesin në burg
Nga 20 personat e arrestuar për tjetërsimin e 68 mijë metra katrorë tokë shtetërore, 15 prej tyre u lanë në burg, kurse pesë të tjerë u lanë të lirë me masë sigurie detyrim paraqitje.

Këta të fundit u lanë në këtë masë për shkak se ishin në moshë të madhe. Gjykata nisi në orën 9 të mëngjesit dhe përfundoi pas pesë orëve.

Mes të arrestuarve janë ish-drejtuesit e hipotekës së Durrësit, Ardjan Iljazaj, Etleva Nova, Ardian Kona, ish-kryetari i komunës Ishëm Sulejman Ibrahimi, si dhe ish-kryetar e anëtarë të komisionit të ndarjes së tokave në Bizë, juristë të hipotekës, hartografë e topografë.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Grupi i strukturuar kriminal, kryer në bashkëpunim”. Nga hetimet ka rezultuar se përgjatë 5 viteve , nga viti 2013 e në vazhdim personat nën hetim kanë bashkëpunuar për të tjetërsuar tokën shtet përkundrejt përfitimit të vlerave të ndryshme monetare. /abcnews.al
Shtuar më 27/10/2019, ora 14:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori