Tjetër tërmet në Zagreb, qytetarët ikin drejt bregdetit
Në orën 16.16 në Zagreb është regjistruar një tërmet i ri dhe sipas të dhënave të para, 17 njerëz u lënduan nga tërmetet që goditën vendin më herët në mëngjes.

Autoritetet kroate raportojnë se një 15-vjeçare është në gjendje kritike dhe se mjekët po luftojnë për jetën e saj.

Sipas mediave kroate, tërmeti i pasdites u ndje shumë në pothuajse në të gjithë Zagrebin, transmeton KosovaPress.

Për shkak të tërmetit, shumë njerëz nga Zagrebi u drejtuan për në bregdet, kryesisht në drejtim të Rjekës.

Por ata do të vendosen 14 ditë në izolim për shkak të koronavirusit.
Shtuar më 22/03/2020, ora 18:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori