Tjetër aksident i rëndë në Elbasan: Plagosen 9 persona, 2 në gjendje kritike
Dy automjete janë përfshirë në aksident në aksin Elbasan-Metalurgji.

Dyshohet që të plagosur kanë mbetur 9 persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Si pasojë e aksidentit aksi Elbasan-Metalurgji është i mbingarkuar me automjete për shkak të kthimit të qytetarëve që kanë festuar në lindje të vendit.

Ndërkohë policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe këta të fundit janë duke punuar për të nxjerrë nga automjetet personat që kanë mbetur brenda.

Po ashtu policia ka bërë të mundur edhe devijimin e trafikut, per te lehtesuar qarkullimin nderkohe qe grupi hetimor po punon ne vendin e ngjarjes.
Shtuar më 03/01/2021, ora 20:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori