Bashkia e Lezhës në alarm, punonjësja del pozitive me COVID-19

Bashkia e Lezhës rrezikon të kthehet në një vatër e re COVID-19 për shkak se një punonjëse ka rezultuar e infektuar.

Gjatë orëve të fundit, është evidentuar një familje prej 5 personash në Lezhë me koronavirus, një prej tyre edhe punonjësja e bashkisë.

Pritet që të merret vendimi për karantinimin e të gjithë punonjësve për të shmangur përhapjen e virusit.

Qyteti i Lezhës ka regjistruar sot 8 raste të reja me koronavirus, nga të cilët 5 ishin anëtarët e kësaj familje. /albeu.com/


Shtuar 19.06.2020 17:13