Motoçikleta përplaset me makinën në parkim, humb jetën drejtuesi
Një aksident me pasojë jumbjen e një jete ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:33 në rrugën "Stavri Themeli", ku motoçikleta me drejtues M.M ka humbur kontrollin duke u përplasur me një automjet të parkuar në rrugë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motoçikletës shtetasi M.M, si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri i motoçikletës shtetasi E. M.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të humbjes së kontrollit të motoçikletës.
Shtuar më 20/09/2019, ora 23:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori