Tiranë, makina përfundon e përmbysur pas përplasjes me kamionin
Një aksident i rende është regjistruar pak minuta më parë në Tiranë.

Burime nga policia njoftojnë se një kamion është përplasur me një autoveturë me drejtues shtetasin M.Xh, në rrugën "Misto Mame".

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Makina ka përfunduar e përmbysur në rrugë.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e tyre.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:35, në rrugën “Misto Mame” një kamion është përplasur me një autoveturë me drejtues shtetasin M. XH. Si pasojë e përplasjes, nuk ka të lënduar, ka vetem deme materiale. Policia Rrugore vijon punën për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.
Shtuar më 16/09/2019, ora 21:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori