Tiranë, Kukan takon sot krerët e vendit
Pëlqej
Delegacioni i Parlamentit Europian i cili ka mbërritur ditën e djeshme në Tiranë do të vijojë sot me takimet me krerët më të lartë të shtetit. Delegacioni kryesohet nga kreu i delegacion për Evropën Juglindore në Parlamentitn Europian Eduard Kukan.

Delegacioni i PE-së do të pritet sot nga kryeministri i vendit, Sali Beridha ku veç te tjerash pritet të diskutohet edhe për situatën politike në vend. Gjithashtu delegacioni i PE-së do të zhvillojë një takim edhe me kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj.

Takimi i sotëm ka përfshire në rendin e punës ndër pikat e para situatën politike dhe reformën elektorale. Edhe në takimin e parë të këtij komiteti të mbajtur në maj, kjo temë krijoi debate të forta jo vetëm mes përfaqësuesve shqiptarë por edhe europarlamentarëve të cilët përgjithësisht mbronin përfaqësuesit e krahut të tyre politik. (albeu.com)
Shtuar më 04/11/2010, ora 09:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori