Tiranë, ekzekutohet në mes të ditës një person
Një person është ekzekutuar pak minuta më parë në Tiranë. Abdurrahman Vrapi është qëlluar për vdekje në rrugën “Pjetër Budi”. Forca të shumta police kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur dhe kapjen e autorit, vetëm 20 minuta pas kryerjes së krimit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16.30 dhe autori është shtetasi Indrit Tresa.

Policia menjeherë ka nisur hetimet paraprake për të zbuluar shkaqet e këtij akti. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2011, ora 18:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori